Arti nuk shfaqet gjithmonë me pamje përrallore apo panorama të bukura-mund të jetë edhe një katalizator për të ndryshuar diçka.
Steve Cutts mendon se shumë gjëra në botë duhet të jenë ndryshe. Të punosh nuk ka pse të jetë një garë e çmendur minjsh e cila na detyron të shtypim shpirtin për paratë e madhërishme.
Nuk ka përse të jemi të mbërthyer nga konsumi në jetën tonë. E sa për rrjetet sociale, e kemi në dorë të hedhim tutje prangat që i kemi vendosur vetes. A nuk do ishte jeta më e mirë kështu?
Steve Cutts është një ilustrator dhe animues nga Londra.
Përballë zgjedhjes për të punuar tek McDonald apo të studionte Artet e Bukura, ai zgjiodhi këtë të fundit.
Ka punuar për Glueisobar në rolin e artistit kryesor për konceptimine storyboard-eve, përpara se të lançonte veten si artist i pavarur. Cutts krijon video dhe imazhe që kritikojnë jetën moderne- ai shprehet se çmenduaria njerëzore është një burim i pa-fund frymëzimi.