Bashkimi Evropian ka “marrë parasysh qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese që të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, në bazë të marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, dhe theksoi se “pret që të gjitha palët e interesuara të respektojnë atë vendim”, njofton Klan Kosova.
Agjencia e lajmeve serbe Beta, shkruan se Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se, “sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të miratohet një akt legjislativ nga Qeveria e Kosovës, e cili mundëson zbatimin e marrëveshjes dhe krijimin e statusit të saj”.
Maja Kocijançiq ka thënë për Beta gjithashtu, se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë dialogut Beograd-Prishtinë pritet të filloi në fillim të vitit 2016.
Kocijançiq theksoi se “të dy palët duhet të diskutojnë çështjet e implementimit në kuadër të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe të bien dakord për të ecur përpara në zgjidhjen e të gjitha çështjet.”
“Prandaj, pritet”, theksoi Maja Kocijancic, “se të dy palët do të konsiderojë shkallën në të cilën aplikohet marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen e gushtit” mbi parimet për hartimin e statutit të Asociacionit.
Zëdhënësja Koçijançiç shpjegoi se BE-ja ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlerësimin e parimeve të përgjithshme të Asociacionit”.
“Ne presim që të gjitha palët të respektojnë vendimin, dhe sa më shpejt të jetë e mundur të miratohet një akt ligjor nga Qeverisë së Kosovës për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje”, njoftoi Maja Koçijançiq.