Kryeministri irakian,Haider al-Abadi, ka ateruar me helikopter në Ramadi, një ditë pas çlirimit të qytetit nga Shteti Islamik.
Në Ramadi ai do të takohet me zyrtarë të lartë të sigurisë dhe komandatë të forcave irakiane, shkruan BBC.
Më parë, ai është zotuar që në vitin 2016 forcat irakiane do të mposhtin Shtetin Islamik në Irak, ndërsa ka shtuar se pas rimarrjes së qytetit Ramadi, rradhën e ka Mosuli, e cila edhe do të jetë ‘goditja përfundimtare e ISIS-it’.
Rimarrje e Ramadit u mirëprit edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.