Për qytetarët është gjithnjë e vështirë të jenë të durueshëm në spitalet publike.
Mungesa e shërbimit, por në disa raste edhe indiferenca e punonjësve spitalor ka shkaktuar konflikte të vazhdueshme.
Videoja më poshtë e ilustron më së miri këtë, ndërsa është filmuar pranë urgjencës së QSUT-së, në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare.
Ajo po qarkullon në internet dhe bëhet fjalë për urgjencën e Kardiologjisë, kur një qytetar është zënë deri në përplasje me një mjek.
Qytetari pretendon se mjeku nuk i ka dhënë shërbimin e duhur nënës së tij.