Që nga viti 2013 janë arrestuar mbi 100 persona në Kosovë, për të cilët ekziston dyshimi se janë përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me terrorizmi , transmeton KOSOVANEWS .
Sipas Policisë së Kosovës, nga 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm ku procedura penale ndaj të cilëve është në faza të ndryshme.
Këto të shifra i ka dhënë për Gazetën Tribuna, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka shtuar se varësisht nga analizat paraprake Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit dhe sjelljes së të dyshuarve para organeve të drejtësisë monitoron aktivitetin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer apo do tentojnë të kryejnë ndonjë vepër penale.
“Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi”, ka thënë Hoxha.
Policia e Kosovës është zotuar se së bashku me institucionet e tjera të vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti. , transmeton KOSOVANEWS .
Ndërsa numri përafërt i kosovarëve që luftojnë përkrah organizatave terroriste si ISIS dhe Al Nusra është 100 persona./KOSOVANEWS