Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka ezkekutuar 2001 civilë, si dhe 420 pjesëtarë të tij në Siri, prejse ka shpallur kalifatin e tij, 18 muaj më parë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.
Grupi që vëzhgon luftën në Siri ka thënë se militantët e ekzekutuar kanë qenë kryesisht luftëtarë të huaj, të cilët janë vrarë nën akuzat se kanë spinuar për vende të huaja ose kanë bërë përpjekje të ikin.
Viktimat e ekzekutimeve të Shtetit Islamik në Siri po ashtu përfshijnë mbi 1,000 trupa qeveritare dhe 253 luftëtarë rebelë dhe xhihadistë rivalë.
Shtetet e Bashkuara kanë formuar një koalicion ndërkombëtar që sulmon nga ajri grupin militant.
Edhe Rusia është duke kryer sulme në Siri kundër, siç thotë, caqeve terroriste.