Një veturë zyrtare Nisan Trail, pronë e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport është përfshirë nga zjarri në Gjilan.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Policia nuk ka dhënë detaje se si është djegur kjo veturë, megjithatë nuk raportohet për të lënduar.
https://www.youtube.com/watch?v=drkHeus01KE