Lajmet e fundit

Fronti opozita gjithënjë e më e afërtë

Deputetët e opozitës, veprimet e fundit e edhe burgosja e disa prej tyre, duket se po bashkohen çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin. Madje edhe vizitat mes vete, përveç në selitë partiake, tash i kanë nisur t’i bëjnë edhe nëpër shtëpi

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilës i është vazhduar edhe për një muaj masa e arrestit shtëpiak, ka pritur sot në shtëpinë e saj dy deputetët e VV’së, Shqipe Pantina dhe Glauk Konjufca dhe nënkryetarin e kësaj partie Driton Çaushin.

E si zakonisht, momentet të tilla Donika Kadaj i ndan me miqtë e saj në facebook, duke publikuar fotografi.

Ndryshe, zyrtarë të partisë të së cilës i përket deputetja Kadaj-Bujupi, po ashtu sot, në një konferencë për media kanë paralajmëruar se në rast të zgjedhjeve, në vitin e ri 2016, partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA do të garojnë me platformë të përbashkët për të udhëhequr me vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.