Arabia Saudite ka ekzekutuar një filipinas, duke e çuar në 153 numrin e të dënuarve me vdekje gjatë këtij viti.
Joselito Lyda San u shpall fajtor për vrasjen e sudanezit Saleh Imam Ibrahim. Sipas Ministrisë së Brendshme në Arabinë Saudite, vrasisë kishte vrarë viktimën me çekiç pas një mosmarrëveshje, transmeton KOSOVANEWS.
Ai është ekzekutuar në Riad.
Sipas të dhënave të agjensisë së lajmeve AFP, në Arabinë Saudite gjatë këtij viti janë ekzekutuar 153 vendas dhe shtetas të huaj, ndërsa në vitin 2014 janë rregjistruar vetëm 87 ekzekutime.
Amnesty International thotë se numri i ekzekutimeve në Arabinë Saudite këtë vit është më i lartë për dy dekada. Numri i ekzekutimeve gjatë këtij viti ka kaluar numrin e të ekzekutuarve në vitin 1995 ku ishin vrarë 192 njerëz, transmeton KOSOVANEWS.
Amnesty International thotë se vitin e kaluar Arabia Saudite ka pasur numrin e tretë më të lartë në botë për ekzekutime, pas Kinës dhe Iranit.
Ekspertët e të drejtave njerëzore kanë ngritur shqetësime në lidhje me drejtësinë e gjykimeve në Araninë Saudite, ndërsa ministria e brendshme thotë se dënimi me vdekje është një pengesë për krimin./KOSOVANEWS