Arrestimin e Elma Gjyshincës e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani konfirmoi për KosovaPress se vajza është ndaluar në hyrje në pikën kufitare në Bernjak afër Mitrovicës.
“Zyrtarët policorë e kanë shoqëruar në Polici vetëm për intervistim lidhur me rastin në Bosnjë”, tha Kelani për KosovaPress.
Ndryshe, Elma Gjushinca dyshohet për terrorizëm, madje ajo më 25 nëntor të këtij viti është arrestuar në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm.
Është thënë po ashtu se ajo ka paraqitur kërcënim të mundshëm.
Familja e Elma Gjushinca jeton në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.