Lajmet e fundit

Australi , dy ministra japin dorëheqje

Dy ministra të Qeverisë së Australisë kanë dhënë dorëheqjen për skandale që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ministri i Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rajonal, Jamie Briggs, ka vendosur të lërë postin pas ankesës së një punonjëseje për mënyrën e sjelljes së tij në një bar të Hong Kongut.

Ndërsa ministri i Posaçëm i Shtetit, Mal Brough, është larguar nga mesi i një hetimi policor mbi rolin e tij në rrëzimin e një tjetër politikani.

Me pozicione të rëndësishme të ekzekutivit të mbetura bosh e që duhen zëvendësuar brenda ditës, kjo për kryeministrin Malcolm Turnbull ishte goditja më e fortë që prej marrjes së detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.