Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk e mbështet mënyrën se si partneri i dikurshëm në Qeveri, Hashim Thaçi po synon të zë ulësen e të parit të shtetit.
Në emisionin “Republika” përball Dardan Gashit, kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se zgjedhja e presidentit po synohet të bëhet si pazar mes dy partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së.
E kjo gjë, sipas Pacollit, i ngjan një malli që është në treg.
Nëse kjo ndodhë, atëherë sipas tij, Thaçi do jetë një president i kontrabanduar.
Pacolli ka thënë se Thaçi mund të zgjidhet president mirëpo ai nuk do t’i duhet si i tillë vendit dhe se qytetarët nuk do ta pranojnë atë, njëjtë sikurse nuk e kanë pranuar as Isa Mustafën.
Kronika nga Tribuna Channel.