11 mijë fidane molle në 5 hektar tokë në Dobrajë të Lipjanit që u nxorën të gjitha.
Ato u shkatërruan për shkak të sëmundjes që kishin.
Dëmet që ju shkaktuan pronarit Mentor Bici po konsiderohen goxha të mëdha.
Bici po thotë se bënë analizat e fidaneve, tokës dhe ujit, kur i mbollën ato.
Por sipas tij, fidanet e importuara nga Serbia është dashur të kontrollohen kur hynë në Kosovë.
Sipas Agjencisë së ushqimit dhe veterinës, një gjë e tillë është bërë.
Investimi i bërë në këta 5 hektarë ishte bërë me ndihmën e Ministrisë së Buqjësisë.