Një automjet i Policisë së Kosovës është vetaksidentuar në hyrje të Vushtrrisë, pasi që ka goditur mbrojtës anësore të magjistrales, Mitrovicë-Prishtinë.
Në këtë foto të bërë nga një lexues i Veriu.info, shihet se si automjeti i policisë është aksidentuar në mbrojtësen e shiritit të kundërt rrugor.
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka treguar se në momentin e aksidentit në automjet ka qenë vetëm shoferi.
“Aksidenti ka kaluar vetëm me dëme materiale, e i cili dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet rrugore. Automjeti, sikurse dhe zyrtari policor, i përkatësin Drejtorisë së veriut të Policisë së Kosovës”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Veriu.info mëson se polici i aksidentuar është i përkatësisë etnike serbe.