Lajmet e fundit

Dënohet e Gjobitet Shukri Buja

Ish kryetari i Lipjanit dënohet për mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish kryetarin e Lipjanit në akuzën për mosdeklarim të pasurisë.

Në seancën e sotme të shpalles së aktgjykimit, Buja u dënua me 4 muaj burg me kusht dhe 2000 euro gjobë.

Aktgjykimi u lexua nga gjykatësja Syzana Qerkini.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë me 4 dhjetor 2014 ndaj Bujës duke e akuzuar se në cilësinë e kryetarit të komunës së Lipjanit, nuk e ka raportuar pasurinë brenda afatit ligjor, pasi e ka përfunduar mandatin e tij në këtë post, edhe pse ka qenë i obliguar ta bëjë këtë.

Buja i PDK-së ka qenë kryetar i Lipjanit nga viti 2007 deri në fund të vitit 2013 kur humbi zgjedhjet nga rivali i tij Imri Ahmeti i LDK-së. / Kallxo.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.