Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin me armë zjarri gjatë ditë së martë.
Policia bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Arian Gega, 44 vjeç, banues në fshatin Ndërmënas; Albes Gega, 23 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko dhe Albion Bullgari, 20 vjeç, banues në Mbrostar.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, në vendin e quajtur Mbrostar-Ferko, për motive të dobëta janë konfliktuar me armë zjarri me njëri-tjetrin. Mësohet se, si pasojë është plagosur shtetasi Albion Bullgari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.