Lajmet e fundit

Pse ngjall kaq shumë frikë flota ruse tek amerikanët

Sapo mori pushtetin në Rusi, Vladimir Putini u përball menjëherë me dy probleme të mëdha: indipendentistët çeçenë nga njëra anë, dhe tragjedia e nëndetëses Kursk nga ana tjetër.

Ujërat e detit Barenc fundosën të gjithë ekuipazhin e nëndetëses. Putini takoi familjarët e marinarëve: ‘Nuk e dinim që vendi ynë ishte në një situatë të vështirë. Që forcat e armatosura janë në një situatë të vështirë. Që flota jonë është në një situatë, në mos rrënimi, sidoqoftë shumë komplekse, por që deri tani nuk e besoja. Kanë shkatërruar gjithçka. Kanë

shkatërruar gjithë mjetet. Nuk ka më asnjë lek”.

Ishte gushti i vitit 2000. Në 15 vite gjërat kanë ndryshuar shumë, aq sa shërbimet e fshehtë të marinës amerikane kanë publikuar një dosje me 68 faqe, ku flitet për rrezikshmërinë e flotës ruse.

“Rusia, gjatë dekadës së ardhshme, do të bëjë hapa të mëdhenj përpara, për të patur një marinë, e cila do të jetë në gjendje ta mbrojë vendin me një fuqi mbresëlënëse. Flota ruse e shekullit 21 do të jetë një prej më moderneve të planetit, dhe do të drejtohet nga një brez i ri ushtarakësh”.
Amerikanët vërejnë se si, “duke filluar nga viti 2000, për shkak të një qeverisjeje të qëndrueshme, ekonomia e vendit është stabilizuar.

Ka patur një përpjekje për të financuar marinën ruse. Shumë prej programeve të pezulluar për mungesë fondesh, rifilluan. Të tjerë, në fazën e konceptimit, janë financuar dhe disa prej tyre kanë hedhur tashmë në det platforma nënujore dhe sipërfaqësore. Në vitin 2000, rusët dispononin një grusht anijesh në gjendje luftimi.

Kremlini, sot ka në det 186 platforma (luftanije dhe nëndetëse) që veprojnë nga Oqeani Atlantik, deri në Paqësor, nga Deti i Zi në Balltik, nga Kaspiku në Mesdhe, e deri në Arktik”. Aktualisht, marina ruse është e treta më e fuqishme në botë. Para saj Kina (aleate e saj) dhe SHBA, që zotërojnë 280
platforma dhe 100 anije mbështetëse.

Por fuqia ruse rritet dhe nga mundësia për të zotëruar, e mbi të gjitha përdorur, sistemi Kalibr nga Mesdheu deri në Detin Kaspik, siç thonë analistët amerikanë. “Kalibr ofron një kapacitet domethënës ofensiv edhe për platformat me dimensione modeste. Përhapja e këtij kapaciteti në brendësi tësistemit të ri rus po e ndryshon me shpejtësi dhe
thellësisht strategjinë për të dekurajuar, kërcënuar apo shkatërruar armikun”./IlGiornale-Bota.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.