Lajmet e fundit

Pakistan: 21 persona të vdekur dhe 78 të plagosur në një sulm vetëvrasës

Të paktën 21 persona u vranë dhe 78 të tjerë u plagosën në sulmin vetëvrasës që ndodhi në Mardan të Pakistanit veriperëndimor.

Sulmi ndodhi kur një sulmues vetëvrasës u përplas me motor në gardhin e zyrës shtetërore për regjistrim Kombëtar.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë fraksioni talebanëve të Pakistanit Jamaat Ahrar, thanë zyrtarët policorë.

Zëdhënësi i Spitalit Ahmedi Faizi, tha se të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 78 janë plagosur, nga të cilët 28 janë në gjendje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.