Lajmet e fundit

Viti i ‘gazit’

Viti 2015 në Kosovë u karakterizua me protesta të shumta duke filluar nga ato për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanovic, duke vazhduar kundër Gjykatës Speciale dhe në fund kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin.

Por, të gjitha këto kanë mbetur nën hijen e hedhjes së gazit lotsjellës në gjashtë seanca të Kuvendit nga deputetët e opozitës, të cilët më pas çuan në arrestimin ligjvënësve. Përveç këtyre, në këtë vit Kosova ka dështuar të anëtarësohet në UNESCO, nuk ka aplikuar fare për anëtarësim në Këshillin e Evropës, nuk ka marrë rekomandim për liberalizimin e vizave dhe është njohur vetëm nga një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të kryejë me sukses detyrat e veta duke miratuar vetëm 47 nga 137 ligjet dhe gjithashtu ka dështuar të kryejë rolin e vet mbikëqyrës ndaj punës së Qeverisë. Këto janë dështimet kryesore të dy institucioneve më të larta shtetërore, të numëruara nga analistët politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.