Lajmet e fundit

Marinsi amerikan: E kemi nxitur formimin e ISIS-it

Veterani i luftës në Irak, ish marinsi amerikan Vinsent Emanuel ka thënë se ka ‘ndihmuar” që të formohet shteti Islamik.

Ai ka folur për krimet që ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë kryer gjatë luftës në Irak, duke rikujtuar se e ka ditur se Lindja e Mesme do të eksplodojë.

“Kur kam qenë i pozicionuar në Irak nuk e kam ditur se çfarë pasojash të luftës kam mbajtur me vete por e dija se do të ndodhë gjithçka. ‘Kthimi i zjarrit’ është zgjeruar në mbarë botën në Irak, Afganistan, Jemen, Libi, Egjipt, Siri, Tunizi, Francë etj… dhe nuk ka fund”, ka thënë Emanuel.

Ish marinsi për Rusia Today ka rrëfyer se “iluminizmin e ka përjetuar me ardhjen e tij të dytë në Irak.

“Kam parë se si bashkëluftëtarët e mi vrasin njerëz të pafajshëm, torturojnë civilë të pafajshëm, shkatërrojnë prona, kalojnë me vetura nëpër kufoma e para së gjithash për gjithë këtë qeshnin dhe fotografoheshin. Për mua kjo ka qenë shumë e tmerrshme”, thotë Emanuel.

Ai ka rrëfyer se marinsat amerikan ë janë gjuajtur me gurë në veturat e tyre të blinduara, kanë përqeshur fëmijët derisa hanin karamele, kanë gjuajtur me shishe të mbushura me urinë.

Emanuel ka folur edhe për abuzime seksuale që amerikanët kanë bërë ndaj femrave në Irak.

Thotë se ishte në dijeni të asaj që po ndodhte dhe se pasi që ishte kthyer në SHBA ka kontaktuar njerëzit që udhëhiqnin lëvizjet kundër luftërave të tilla si Noam Chomsky dhe Amy Goodman .

“E kam ditur se ajo çka kam parë është e keqe, e pamoralshme dhe e padrejtë. E kam ditur se pasojat do të duhet t’i paguajmë se e gjithë kjo do të kthehet. Dhe është kthyer nëpërmes ISIS-it”, ka thënë Emanuel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.