Të shtunën përkatësisht me 2 janar Stoke City do të jetë sërish mysafir, këtë herë i West Bromwich-it, në takimin e javës së 20-të të Premier League. Xherdan Shaqiri me shokë kërkon fitore e tretë rresht dhe të ngjiten edhe më lartë në tabelë.
Futbollistët e Stoke Cityt janë të motivuar deri në pikën e fundit me fitoren me rezultat 2:0 kundër Manchester Utd dhe si mysafir me 4:3 ndaj Evertonit. Shaqiri po kalon një periudhë të lezetshme dhe aq më tepër kur shënoi dy gola në përballje me Evertonin. Stoke ka një ekip shumë të fortë me Shaqirin, Arnautoviçin, Afalleyn, Johnson, Cameron, Krkiç etj. Po ashtu ka një trajner si gjithmonë optimist Marc Hughes.
Vendi i nëntë me 29 pikë premton se Stoke mund të kap katërshen e madhe, pasi që Tottenham renditet i katërti me 25 pikë dhe këto pikë shkrihen edhe lehtë. Shaqiri ka një synim të madh dhe ndoshta dikë nga kundërshtarët mund ta çmend dhe iu duket edhe i paprekshëm. Ai synon kualifikimin edhe në Champions League. “Në futboll kurrë nuk i dihet. Premier League sivjet është ndryshe, disa ekipe janë poshtë dhe lartë si puna e Licesterit Cityt. Çdo gjë mund të ndodhë në këtë ligë”, tha Shaqiri. “Jemi duke mposhtur ekipet e mëdha, por duhet ta bëjmë këtë edhe ndaj ekipeve që presim t’i mposhtim. Ndoshta është mentaliteti, por ekipet e vogla tani janë të mira, kanë lojtarë të rinj. Çdo ndeshje është e vështirë në Premier League”, ka thënë mes të tjera Shaqiri për ‘Daily Star’. Ai premton paraqitje edhe më të mira dhe po bëhet gati për takimin e fundjavës në orën 16.00.