Lajmet e fundit

Shumë oferta për Ujkanin

E ardhmja e Samir Ujkanit do të vendoset në ditët e para të vitit 2016-të. Portieri kosovar i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Genoa për mungesë hapsirash, kërkohet me ngulm nga skuadra e Latinës në Serinë B, por ndërkohë në drejtim të 27-vjecarit ka edhe disa oferta nga klube jashtë Italisë. Ish gardiani i kombëtares shqiptare u transferua nga Palermo te Genoa verën e kaluar por pavarsisht se ka disa disa muaj që është bërë pjesë e skuadrës që drejtohet nga trajneri Gasperini, Ujkani ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri, pasi përvec tij Genoa ka edhe dy portierë të tjerë shumë të aftë si Mattia Perin dhe Eugenio Lammana.

Kjo është një nga arsyet që portieri i përfaqësues së Kosovës ka vendosur të largohet nga skuadra me qëndër në krahinën e Ligurias. Prej disa ditësh po flitet për një interesim të Latinës për Ujkanin por drejtuesit e klubit të Serisë B sipas asaj që raporton Tuttomercatowebb e kanë shtyrë për në ditët e para të vitit 2016 takimin që kishin programuar me menaxherin e futbollistit. Megjithatë Ujkani nuk pëlqehet vetëm nga Latina pasi për të ka interes edhe nga Belgjika e Turqia. Sandarti Liezh-it dhe Kayserispor dy klube që militojnë në kategoritë maksimale të futbollit belg dhe atij turk po lëvizin për 27-vjecarin pasi shohin te Ujkani përforcimin ideal për portën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.