Lajmet e fundit

Sulmohen turistët në Dagestan të Rusisë

Një person i armatosur mbrëmë ka shtënë me armë në drejtim të një grupi turistësh, në një kala historike, në Dagestan të Rusisë jugore, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur njëmbëdhjetë të tjerë.
Agjencia e lajmeve “Interfax” tha se një grup turistësh rusë po e vizitonin kalanë teksa personi i armatosur i ka sulmuar nga pylli.
Policia nuk e ka komentuar rastin, por bëhet me dije se janë në kërkim të sulmuesit. Por, deri më tani në këtë zonë nuk ka pasur sulme ndaj turistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.