Lajmet e fundit

Mirënjohja e vitit nga Haki Rugova shkon për biznesmenin dhe deputetin Ramiz Kelmendi

Biznesmeni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në cilësinë e presidentit të ‘Elkos group-Etc’, ka pranuar mirënjohjen e vitit 2015, nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Mirënjohja ka ardhur nëpërmjet Drejtoratit për Bujqësi të kësaj komune, me motivacion për mbështetjen dhe kontributin e Ramiz Kelmendit dhe ‘Elkos group’ për prodhimet vendore nga rajoni i Istogut për vitin 2015.

Në këtë kuadër, po sot, një Mirënjohje tjetër për kontribut në blerjen e mollëve gjatë tërë sezonit, nga Kompania ‘Elkos group-Etc’, presidenti i saj Ramiz Kelmendi, e ka pranuar edhe nga kooperativa ‘AgroKovraga’.

Në ceremoninë solemne të pranimit të këtyre mirënjohjeve e cila është zhvilluar në selinë qendrore të ‘Elkos Group’ në Pejë, biznesmeni dhe deputeti Ramiz Kelmendi, ka konfirmuar mbështetjen prodhimeve vendore, për rajonin e Istogut por edhe tërë Kosovës edhe për vitin 2016.

“Njeriu në raste dhe çaste të tilla ndjehet mirë sepse vlerësohet për diçka të mirë që ka bërë në shërbim të popullit ose komunitetit. Edhe sot shfrytëzojë rastin të ri-konfirmojë se edhe në vitin 2016 do të jem në mbështetje të fermerëve dhe prodhuesve vendor të këtij rajoni por edhe të tërë Kosovës. Vlerësojë punën që po bëhet si nga prodhuesit e kësajë ane ashtu edhe nga stafi i ‘Elkos Group-Etc’. Ne nuk do të ndalemi”, ka deklaruar me këtë rast Ramiz Kelmendi. /KOSOVANEWS/
Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi2

Ramiz Kelmendi3

Leave a Reply

Your email address will not be published.