Dita e Veteranëve i gjen veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjendje të mjerueshme, pa respekt dhe të nëpërkëmbur nga të gjithë, sidomos nga pushteti.
Për më shum ky ësht postimi i Xhevdet Qeriqi në rrjetin e tij Facebook :
DITA E VETERANIT TË UÇK-së
Sot është dita e veteranit të UÇK-së, një ditë e cila ka një rëndësi të madhe, për ne si veteran të luftës të UÇK-së.
Sot kujtojmë luftën çlirimtare për lirinë e vendit, kujtojm sakrificat që kaluam, kujtojm bashkëluftarët tanë që ranë në beteja në luftë me armikun, kujtojm krenarinë që kishim.
Por fatkeqësisht sot kjo ditë nuk është një ditë zyrtare, e cila do të duhej të ishte.Shumë bashkëluftar tanë, me të cilët ishim krahë për krahë në luftënpër liri nuk janë në mesin tonë.Ata ranë në fushën e nderit, për të mos vdekur kurrë, ne si bashkëluftar të tyre duhet ti kujtojm gjithmon dëshmorët e rënë, e kemi obligim ti nderojm dhe ti respektojm familjet e tyre dhe të punojm që amanetin e tyre ta qojmë në vend.Qysh prej përfundimit të luftës e deri më sot Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë cak I padrejtësive të vazhdueshme, cak I arrestimeve burgosjeve akuzave të padrejta nga ndërkombëtarët.Gjatë kësaj kohe prej përfundimit të luftës e deri më sot u akuzuan,arrestuan dhe u denuan shumë eprorë e ushtar të UÇK-së.
Pra bashkësia nderkombëtare përdori një politikë të padrejejt dhe të qellimshme në raport me ne.
Bashkësia nderkombëtare I amnestoj kriminelët serb të cilët kryen krime në popullatën civile shqipëtare, ku edhe vet intervenoj për ti ndalur këto krime. Viti 2015 është viti më I rënd për ne është viti I padrejtësis më të madhe që na u është bërë.Themelimi I gjykates speciale për ti denuar luftëtarët e UÇK-së është një vendim I padrejt dhe I qëllimshëm, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër për këtë janë të vetëdijshëm edhe vet ndërkombëtarët.Ndërkombëtarët e dinë mirë se kush është krimineli, kush ka kryer krime, masakra, dëbime, shkatërrime, djegje dhe spastrim etnik pra këto krime I ka kryer shteti kriminal serb, por në pamundësi që ti dënoj ata, po themelon gjykata speciale për ti denuar çlirimtarët të cilët u kujdesën për ta mbrojtur popullaten civile shqipëtare. Krejt në fund ju bëjë thirrje të gjithë bashkëluftarëve që të jemi unik dhe të bashkuar para sfidave të padrejta që na presin ne dhe shtetin tonë, të bashkuar dhe unik do ti kalojm këto sfida të rënda.
Urime dita e veteranit të UÇK-së
Respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe u sakrifikuan për lirinë e vendit.