Lajmet e fundit

“Elektorati i LDK-së nuk e do Thaçin president”

Elektorati i LDK-së, nuk e do Thaçin për president përkundër marrëveshjes që e kanë koalicioni LDK-PDK, e që parasheh që Hashim Thaçi të zgjedhet president në vitin 2016, këtë nuk e do elektorati i LDK-së.
Kështu tregon edhe platforma “Votaime.org” e Institutit Demokratik (KDI), në të cilën qytetarët u drejtojnë pyetje deputetëve.

Albert Krasniqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjini, tregon se ka shumë qytetarë që i takojnë elektoratit të LDK-së e që nuk duan që deputetët e kësaj partie ta votojnë Thaçin për President.

“Pyetjet kanë dominuar shumë, ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit. Dhe duket që elektorati i LDK-së, është I shqetësuar për votimin e Thaçit, për President siç e parasheh marrëveshja. Nuk e dëshirojnë për president, të paktën në bazë të pyetjeve të cilat i kemi marrë”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.