Lajmet e fundit
Rrefugjatët  sirian “Nëna e mëshirshme” Angela Merkel

Rrefugjatët sirian “Nëna e mëshirshme” Angela Merkel

Angela Merkel është refugjate në një kamp në Hanover.

Merkel është ende e brishtë dhe jeton me familjen e saj.

Kampi ku ajo jeton ka më shumë se 700 emigrantë nga 33 shtete.

Por mos gaboni, sepse nuk po flasim për kancelaren gjermane, por për një foshnje shtatë muajshe.

Nëna e saj është 26 vjeçe dhe quhet, Ghanaian Ophelya Ade, e cila ka mbërritur në Gjermani këtë vit pasi që kaluan Mesdheun.

Ajo në atë kohë ishte shtatëzënë, dhe vendosi ta pagëzojë vajzën me emrin e kancelares gjermane, sepse ndihej falenderuese që ajo i ka pranuar në shtetin e saj.

“Isha shumë falenderuese dhe shumë e lehtësuar që Angela Merkel na pranoi”.

“Unë isha e impresionuar me atë se çfarë kjo gruaja ka arritur në këtë vend”, është shprehur Ophelya Ade.

Këso tribute të përzemërta për kancelaren gjermane, nuk janë të rralla në komunitetin e refugjatëve që janë të stacionuar në kufijtë e Evropës.

Në Facebook ka faqe të tilla si “Nëna Merkel, Nëna e të humburve”.

Gjithashtu shumë sirian po e shpërndajnë fotografinë e kancelares me sllogane si “Ne të duam ty” ose “Nëna e mëshirshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.