Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe biznesmenin Ramiz Kelmendi, kanë vizituar Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Aty, ata shpërndanë dhurata modeste në prag të festave të fundvitit.
“Kjo vizitë dhe këto dhurata kanë një simbolikë të veçantë, tregon se jemi pranë të moshuarve, se do t’i mbështesim çdo herë, nuk do të ndihen të vetmuar dhe se veprimet si ky do të shërbejnë si shembull edhe për të tjerët”, ka njoftuar Abrashi në Facebook. /KosovaPress/