Lajmet e fundit

Mitrovicë: Gjykata për Kundërvajtje paguan qira për një objekt ku nuk punon akush (VIDEO)

Ndërtesa e ish Jugobankës në Mitrovicë është bosh.

Këtu do të duhej të ishte departamenti për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Por, këtu nuk punon as një njeri ani pse Këshilli Gjyqësor për këtë ndërtesë paguan qera.

E problemi ka dalur me ndërtesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

 Në fakt institucionet kosovare, janë interesuar për këto objekt 4 katësh në këtë lagje.

Por, ende nuk janë dakorduar me pronarin.

Ky objekt ka 1500 metra katror, ndërsa institucioneve u është kërkuar qera prej 10 euro për një metër katror, njofton Klan Kosova.

E deri sa objekti nuk është siguruar, Prokuroria Themelore e Mitrovicës vepron në kushte të rënda në 4 zyre brenda objektit të Gjykatës në Vushtrri.

Klan Kosova, ka kërkuar një përgjigjje për objektin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, edhe nga Këshilli Prokurorial e edhe nga Ministria e Administratës Publike.

Por, asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigjje.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.