Lajmet e fundit

Donika Kadaj Bujupin e lire e Faton Topalli në arrest shtëpiak

donika 0Sipas njoftimit të dërguar nga Apeli, thuhet se kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka vendosur që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 17.12.2015, të ndryshohet në këtë mënyrë:
“Të pandehurit Faton Topalli ndërpritet masa e paraburgimit dhe i caktohet ajo e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri me 17.02.2015.
Të pandehurës Donika Kadaj Bujupi, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak . E dyshuara pas marrjes se aktvendimit do të mbrohet në liri”, thuhet në njoftim.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e mbrojtësve janë të bazuara. Sa i përket, sipas Gjykatës së Apelit, të dyshuarës Donika Kadaj Bujupi, nga shkresat e lëndës, nuk rezulton asnjë rrethanë e posaçme, objektive që do ta bënte të arsyeshëm bazën ligjore, të vazhdimit të arrestit shtëpiak.
Ndërsa në rastin e të dyshuarit Faton Topalli, kjo gjykatë vlerëson se dhe me masën e arrestit shtëpiak, do mund të sigurohej, prania e tij në procedurë, dhe mundësia e pengimit të veprës penale, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.idex

Leave a Reply

Your email address will not be published.