Lajmet e fundit

Fabrika e frutave te pyllit UNIQUE, me oferte te mire bashkepunimi!

Prezantojmë prodhimin vendorë UNIQUE

Fabrika e Frutave te Pyllit UNIQUE

Fabrika e Frutave të Pyllit “UNIQUE” e cila gjindet në Junik konkretishtë në lagjen Pepsh , ka filluar projektin me 01.02.2013 .

Fabrikë e cila ësht financuar nga Bashkimi Europian e cila implementohet nga organizata OJQ Celim-Milano dhe nga Komuna e Junikut .
Fabrika UNIQUE e cila ka filluar implimentimin e projektin në fazen e parë në vitin 2013 me rregullimin dhe ndërtimin e objektit të Fabrikës me një projekt rrethë 500 mijë euro ku janë kryer punët e rregullimit të terenit si dhe ngritja e fabrikës sbashku me blerjen e makinerisë të cilat janë importuar nga Sllovenia .
Fabrika UNIQUE është njëra prej të fabrikave të vetme me prodhime të lëngjëve natyrale 100% pa piken e konzervuar , pa piken e ujit si me lëngun e Molles , Boronices , Rrushit , Dhredhzës , Dardhes .
Sipas Menagjerit Shpejtim Kuçit Fabrika UNIQUE së shpejti do të fillojë edhe me Xhema dhe me Mormollada të ndryshme të perimve .
Fabrika e lëngut UNIQUE me suksesë ka bër shtrirjen e furnizimit në tregun vendorë ku me shumë suksesë ka arritur që produket e lëngjëve natyrale UNIQUE të gjinden edhe në ETC , NERTIL e shumë e shumë markete në të gjithë Kosovën .
Fabrika UNIQUE ka menduar që të jetë më afër konsumatorit dhe ka arritur edhe më shumë duke hapur pikat grombulluese për ti fornizuar me lëndën e par pikat grombulluese per momentin janë hapur sipas Menagjerit Shpejtim Kuçi në Istog , Klinë , Deçan , Irzniq , Gjakovë , Junikë .
Sipas Menagjerit Shpejtim Kuçit , Komuna e Junikut në partneritet me OJQ Celim – Milano ka fituar edhe projektin e tjetër që do të thotë fazen e dytë të fabrikës e cila ka të bëjë me promovimin e lëngut UNIQUE në të gjithë Kosovën .
Menagjeri Shpejtim Kuçi thotë se përkrahja e dhënë nga Bashkimi Evropian do të implementohet nga CELIM-MILAMO në bashkëpunim më Komunën e Junikut në ngritjen dhe funksionimin e kësaj fabrike, qytetarëve do iu ofron lëngje të produkteve vendore (bio produkte) dhe mundësi pune. Sipas tij, vazhdimi i projektit me vlerë prej 445 mijë euro, do ketë në prioritet grumbullimin dhe përpunimin e gështenjës, ku komuna e Junikut është e njohur për kualitetin e tyre. Ai ka thënë se përdorimi i lëngjeve që prodhohen në komunën e tij, janë cilësore dhe plotësisht natyrale, ndaj edhe fton bizneset që të furnizohen me lëngje të tilla të cilat janë të kualitetit të lartë natyral.

Leave a Reply

Your email address will not be published.