Lajmet e fundit

Speciale, 2015 || Deputetët që na “përshëndesnin” me selfie nga Kuvendi, edhe kur ai “ziente”! [FOTO]

Viti 2015, veçmas muajt e fundit të tij, si duket do të mbahen mend për moszhvillimin dhe bllokimin e seancave parlamentare në Kosovë.

Përgjatë këtij viti pati momente nga më të ndryshmet, kur Opozita bllokonte Kuvendin herë me gaz lotsjellës, herë me ‘filikaça’e të tjera forma. Si pasojë e këtyre, pati edhe arrestime të shumta nga ana e opozitës (aktivistë partaiakë e deputetë të partive opozitare).

Megjithëkëto, disa deputetë nuk ngurruan të sillnin pamje nga Kuvendi. Kjo, duke realizuar ‘selfie’ dhe duke i bërë publike ato pamje në rrjetet sociale, me ndonjë mbishkrim aty-këtu sipër tyre.

Ani pse Kuvendi nuk ishte aspak në gjendje të qetë, përkundrazi “ziente” nga tymi, deputetët nuk hezitonin t’i ndanin me publikun pamjet e drejtpërdrejta nga atje.

E vendin  e parë në këtë drejtim, me plotë meritë mund ta zë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili disa herë, direkt nga seancat, ka ndarë foto-selfie me publikun.

212435694_932457396803130_2034783940_n

 

Përpos këtij, ka qenë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ai i cili poashtu ka publikuar fotografi të tilla nga Kuvendi i Kosovës.

3

Leave a Reply

Your email address will not be published.