Klina vazhdon të jetë njëra prej komunave që, edhe pse në prag të dimrit e të ngricave, akoma nuk ka kontraktuar një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve. Ky shqetësim është ngritur nga asambleistja e AAK-së, znj Vlora Tafili, por udhëheqja komunale, jo vetëm që nuk e ka pranuar si shqetësim serioz, por edhe është tallur me pyetjen e asamblesitës Tafili.
Përgjigja ndaj kësaj çështjeje ishte shumë banale nga ana e Drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike, ku ai tha se nuk e kishte idenë, as informacionin e duhur nga zyra e Prokurimit.
Edhe më qesharake ishte përgjigja e Kryesuesit të Asamblesë Komunale, duke thënë “Iishalla nuk bjen borë”!
Nuk është hera e parë që udhëheqja komunale e Klinës, tallet me qytetarët edhe nuk i merr seriozisht shqetësimet e tyre e as të përfaqësuesve të Opozitës.