Lajmet e fundit

Kadaj-Bujupi uron festat, falenderon qytetarët për besimin

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e cila sot është liruar nga arresti shtëpiak ka uruar për një vit të ri më të begatshëm.

Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur faktin që i kanë qëndruar pranë në siç e quan ajo rrugën për drejtësi.

 

Më poshtë është postimi i plotë i Donika Kadaj-Bujupi:

Duke ju falënderuar për besimin, përpjekjet e bashkuara dhe faktin që keni qëndruar krah për krah me ne për drejtësi, desha që gjithashtu t’ju falënderoj për energjinë tuaj të pashterrshme.

Këtë energji dhe vizion në vitet me rradhë do ta shfrytëzojmë bashkë me ju për të ngritur dhe mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës kundër krimeve që na bëhen para syve tanë. Le të jenë dëshmi aktet e fundit që janë bërë dhe kush doli në krye si i drejtë.

Duke shpresuar që ky do të jetë një vit sa më i begatshëm për të gjithë, unë jua uroj festat, paqja dhe mirësia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.