Lajmet e fundit

Urimi për 2016, Kancelarja Merkel: “Gjermania e fortë, të qëndrojmë të bashkuar”

Të dashur qytetarë, është e vërtetë. Po jetojmë në një kohë sfidash. Por, jam shumë e sigurt se mund t’ia dalim sepse Gjermania është një vend i fortë. Ju uroj të gjithëve shëndet, forcë, konfidencë. Zoti ju bekoftë dhe ju uroj gëzuar vitin e ri 2016”

Ka qenë ky urimi i Kancerlares Angela Merkel për qytetarët gjermanë. Gjatë fjalës së saj, ajo i kushtoi një vëmendje mjaft të vacant ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2015, ku bëri thirrje që mbështetja për emigrantët të jetë edhe më e madhe në vitin 2016.

“Jam shumë e sigurt se nëse do të arrijmë t’a menaxhojmë krizën e emigrantëve sot, do t’i kemi dhënë një mundësi vetes tonë për të nesërmen. Gjëja më e rëndësishme është që të mos lejojmë përcarjen dhe distancimin e klasave sociale. Duhet të tregohemi të barabartë të gjithë.

Kancelarja gjermane ishte një prej politikaneve që i ka mbështetur më së shumti politikat pro strehimit të emigrantëve. Pavarësisht se një gjë e tillë është përshëndetur nga mbarë oponioni botëror, Partia e saj Kristian-Demokrate ka shënuar rënie në projeksionet e sondazheve të realizuara në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.