Lajmet e fundit

Të pakënaqur me jetën në Europë, shumë irakianë kthehen në vendin e tyre

Faisal Uday Faisal, në shtator ishte nisur drejt Europës me shpresa të mëdha.

Pasi kishte lënë punën si pastrues në Ministrinë e Arsimit në Bagdad, u nis për në Turqi për t’u bashkuar më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë të cilët kanë bërë rrugën e tyre drejt Europës në vitin e kaluar, shkruan WP, transmeton Gazeta Blic.

“Që kur isha fëmijë ëndërroja të shkoja në Europë,” ka thënë ai. “Imagjinoja një jetë të mirë, të sigurtë, një apartment dhe një rrogë.”

Por, pavarësisht udhëtimit rraskapitës me muaj të tërë deri sa kishin arritur në Suedi, ai ka vendosur të kthehet në vendin e tij, ndërsa sipas autoriteteve irakiane, një numër i madh irakianësh kanë vendosur të brakstisin Europën dhe të kthehen në Irak.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se ka ndihmuar 779 irakianë të kthehen në vendin e tyre, transmeton Gazeta Blic.

“Atje jeta ishte e mërzitshme. Ushqimin e tyre nuk do ta hanin as macet,” tha Faisal i cili kishte qëndruar në një qendër azili për dy muaj. “Unë shkova në Europë dhe zbulova se Europa ishte vetëm një ide. Në të vërtetë Europa ngjan me Bab al-Sharji, “tha ai, duke iu referuar një lagje të tregut Bagdad.

Ndërsa disa largohen nga Europa me vullnetin e tyre, agjensitë e ndihmave paralajmërojnë se kërkuesit legjitime të azilit janë duke i dekurajuar ata, duke u thënë se Europa gjithnjë e më shumë po bëhet më pak mikpritëse për të sapoardhurit, ndërsa po përpiqet që të forcojë kufijtë.
Finlanda dhe Belgjika janë në mesin e vende që kanë paralajmëruar emigrantët nga Bagdadi se ata nuk do të marrin automatikisht azil.

Sipas drejtuesve të Caritas Europa, rreth 35 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë braktisur Europën në mënyrë vullnetare, megjithatë drejtuesit e Caritas Europa kanë shtuar se një pjesë e madhe e ketij numri edhe mund të jenë detyruar të largohen nga Europa, duke shtuar se ende është e paqartë se sa është numri i njerëzve që kanë lëshuar Europën në mënyrë vullnetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.