Rusia thotë se do ta padis Ukrainën për moskthimin e një borxhi prej 3 miliardë dollarësh.
Ministria ruse e Financave, përmes një komunikate të lëshuar, tha se Kievi “nuk ishte në gjendje t’i paguaj” detyrimet që ka ndaj Moskës dhe për këtë arsye do të pasojnë procedurat ligjore.
Ministria tha se padia do të parashtrohet kundër Ukrainës një një gjykatë britanike.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, më 18 dhjetor e ka përmendur një “moratorium” për pagesën e borxhit ndaj Rusisë, por nuk ka treguar se kur Ukraina është në gjendje që ta paguajë borxhin.
Në 2013-ten, Rusia i kishte huazuar 3 miliardë dollarë nga Rusia. (rel)