Nga përdorimi i fishekzjarreve në Filipine një person mbeti i vdekur, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur, pasi banorët kanë injoruar paralajmërimet e qeverisë në lidhje me rrezikshmerinë e fishekzjarreve.
Nga krismat e zhurshme, të cilat besohet se e largojnë fatin e keq, kanë mbetur të djegura më shumë se 1000 kasolle, pasi aksidentalisht njëra nga rraketat e fishekzjarreve kishte rënë në një kasolle të braktisur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Blic.
Të lënduar kanë mbetur 380 njerëz, pavarësisht fushatës së qeverisë për kujdes ndaj përdorimit të fishekzjarreve. Viktimat janë dërguar menjëherë në spital për t’u trajtuar, ndërkaq më shumë se nëntë fëmijë kanë lënduar duart nga përdorimi i fishekzjarrve. /Gazeta Blic/