Lajmet e fundit

2015’a nuk e bëri FSK’në ushtri

SK-ja nuk ndërroi mandat në 2015, madje shndërrimi i saj në ushtri nuk arriti as të diskutohet në Parlamentin e Kosovës.

U hartua një projektligj për ndryshimin e rreth 40 ligjeve, por e gjitha mbeti me kaq, pasi Isa Mustafa nuk arriti ta bindë partnerin e vogël, Listën serbe, për ta votuar atë, transmeton Koha.net.

Sidoqoftë, FSK-ja u shpall më e besueshmja, ndërroi komandantin dhe ministri i saj për një vit nuk e dha asnjë intervistë për media. Ajo gjithashtu nxori gjenerata kadetësh që u vlerësuan lartë në Ushtrinë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.