Në Kosovë vitin që sapo lamë pas janë shënuar vetëm 19 vrasje, dhjetë vrasje më pak se sa gjatë vitit 2014. Kjo shifër bën që Kosova të jetë vendi me numrin më të vogël të vrasjeve në rajon për kokë banori, dhe sa gjysma e mesatares së numrit të vrasjeve në Evropë.
Duke pasur për bazë këto shifra të prezantuara në fund të vitit të kaluar nga Policia e Kosovës, këshilltari i zv.kryeministrit Hashim Thaçi, Adri Nurellari, ka bërë një krahasim shifrash duke lavdëruar këtu policinë për punën e tyre.
Në bazë të shifrave të prezantuara nga Policia, sipas Nurellarit, Kosova ka pasur vetëm 1 të vrar për 100 000 banorë. Kjo e dhenë sipas tij është sa gjysma e mesatares së Evropës e cila e ka 3 për 100 000 banorë, është njësoj me Francën dhe Britaninë dhe më e ulët se vendet e rajonit [Kroacia (1.2), Serbia (1.2), Bosnja (1.3), Maqedonia (1.4), Bullgaria (1.5), Greqia (1.7), Mali I Zi (2.7) dhe Shqiperia (5)]