Mënyra se si është portretizuar UÇK-ja në një skeq humoristik të transmetuar në KTV, ka prekur thellë të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të lidhur ngushtë më këtë ushtri që i solli lirinë Kosovës.
Por më të goditurit janë ata që tash e sa kohë mbrojnë vlerat e e kësaj ushtrie; pra Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK. Në emër të kësaj orgazniate, ka reaguar sekretari, Faton Klianku. Këtë lloj humori, brenda së cilit nuk ka agjë të vërtet me UÇK-në, Klinaku e ka cilësuar më shumë si një politikë tendencioze të televizionit që e ka tranmsetuar.
Faton Klinaku, ka thënë për Magazina.al se edhe humoret që bëhën nëpër televizione duhet ta kenë një kufi. “Sidomos nuk guxon të bëhen tallje e shpifje me vlerat e kombit shqiptar sic është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Fajet kryesore janë të politikave redaktuese të Televizioneve e në këtë rast KTV“, ka thënë Klinaku për Magazina.al
Megjithatë, Klinaku ka thënë se janë të kota përpjekjet e kujdo qofshin ato për t’ia humbur vlerën një ushtrie që me gjakun e saj i siguroi Kosovës atë që sot po e gëzojnë qytetarët e saj. “Vlerën e UÇK-së janë munduar që t’ia humbin që nga pasufta e këndej, me arrestime, montime të proceseve gjyqesore politike, etiketime e shpifje si nga vendorët e po ashtu edhe ndërkombëtaret. Por të kotë e kanë sepse ai lum gjaku që është derdhur për këtë gjysëm lirie, që ata po e përqeshin, nuk do të shkoj huq sepse herëdokur do ta fitojmë lirinë e plotë dhe do t’i kemi gjyqet e pandikuara politikisht ku edhe do t’i ndjekin të gjithë ata që i bëjnë të keqija vendit”, thotë Klinaku për Magazina.al.
Nese nuk e keni pare vidon shikoni edhe nje here