Dy binjakë të lindur në një spital në San Diego të SHBA’së do të ndajnë vite të ndryshme të datëlindjeve.
Njëri nga fëmijët u lind në minutën e fundit të darkës së Vitit të Ri, ndërsa tjetri në minutat e para të ditës së parë të vitit tjetër.
Sipas stafit mjekësor të Qendrës Mjekësore në San Diego, binjakët – vajza Jaelyn dhe djali Luis, lindën përkatësisht në 11:59 të 31 dhjetorit 2015, ndërsa djali lindi në 12:02 të 1 Janar 2016.
Binjakët janë fëmijët e Luis dhe Maribel Valencia, transmeton OraNews.
Edhe pse binjakët do të ndajnë shumë gjëra të përbashkëta gjatë gjithë jetës ata nuk mund të ndajnë të njëjtin vit ditëlindjeje.