Ekzekutimi i një klerikut të lartë Shiite në Arabinë Saudite ka shkaktuar protesta të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në vende të tjera të botës ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit Shiite.
Udhëheqësit Shiite nga Iraku, Irani dhe Libani kanë denuar ashpër ekzekutimin e klerikut Nimr el-Nimr, i cili mbështetës i fuqishëm i protestave antiqeveritare të vitit 2011, shkruan Daily Mail.
Qindra myslimanë shiitë kanë marshuar në Qatif, province lindore e Arabisë Saudite, ndërsa në Bahrein forcat e sigurë janë shtuar dukshëm.
Protestuesit kanë brohoritur kundër familjes mbretërore saudite që është në pushtet, ndërsa sipas imazheve të postuara nëpër rrjetet sociale, mendohet se situata në Qatif është përshkallëzuar.
Në Londër, dhjetëra protestues u mblodhën jashtë ambasadës saudite për të shprehur zemërimin e tyre në lidhje me ekzekutimet.
Ekzekutimet janë denuar ashpër edhe nga qeveria Gjermane dhe nga Amnesty International, e cila dënimin me vdekje e quan si ‘të papranueshme’.
Irani me shumicë shiite, që është njëkohësisht armiku më i madh rajonal i Arabisë Saudite, deklaroi se Rijadi do ta paguajë shtrenjtë ekzekutimin e sheikut Nimr.