E vuri edhe shaminë në kokë vetëm për ta arritur pajtimin me Iranin. Kështu ujdia me republikën islamike lidhur me programet bërthamore të saj, po del të jetë suksesi më i madh i kryediplomates evropiane, Federika Mogerini për vitin që mbeti prapa.
Por, në mesin e 15 të arriturave që i përmendi vetë në blogun e saj, italiania i radhiti lartë edhe ujditë midis Kosovës e Serbia, që u arritën në zyrën e saj. Bile, dicka e tillë po dëshiron që të vazhdojë edhe më 2016, njofton Klan Kosova
Pos vlerësimit vjetor ku marrëveshjeve po iu referohet me emra shtetesh e jo kryeqytetesh, Mogerini nuk pati kursyer lavdatat për dy kryeministrat as gjatë samitit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.