Lajmet e fundit

Haradinaj e quan akt qyqar thyerjen e varrezave në Romajë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për shkatërrimin e varrezave në fshatin Romajë të Hasit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkatërrimi i varrezave është një akt qyqar, dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, që sipas tij Kosova është një shembull në rajon dhe më gjerë.

Reagimi i Haradinajt në Facebook:

Thyerja e varrezave është akt qyqar

Është një fillimviti i keq thyerja e varrezave në fshatin Romajë. Është vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, e cila ka kohë që është shembull për shumë vende në rajon dhe më gjërë.

E dënoj ashpër këtë akt qyqar dhe kërkoj që organet e rendit dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë, të bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast, I cili I qet hije të keqe, jo vetëm kësaj ane, por gjithë Kosovës.

Varrezat janë objekte të shenjta dhe kushdo ngre dorë mbi to, ka ngritur dorë mbi shenjtërinë e jetës së përbashkët shekullore të qytetarëve të të gjitha besimeve në Kosovë. Prandaj nuk do të lejojmë askend që të na I rrezikojë këto vlera.

Unë dua të besoj se kjo është vepër e kriminelëve dhe e

keqbërësve ordiner, por pavarësisht prej kësaj, zbardhja e këtij rasti, është me interest të jashtëzakonshëm për të gjithë ne.

RH

Leave a Reply

Your email address will not be published.