Gjermania do të refuzojë rreth 75 mijë kërkesa për azil të njerëzve nga Evropa Verilindore, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e depërtimit për ata vendet e të cilëve konsiderohen të sigurta.
Kjo do të bëhet në mënyrë që administrata gjermane t’u kushtojë vëmendje refugjatëve nga Siria dhe Iraku.
Gazeta “Der Spiegel” bën të ditur se së paku 10 mijë të huaj janë depërtuar nga Gjermania që nga fillimi i vitit, nga të cilët shumica janë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.
Gjermania këtë vit pret fluks prej rreth 800 mijë refugjatëve çka është katër herë më e madhe se në vitin 2014.
Drejtori i agjencisë federale për refugjatë Manfred Shmit ka thënë se autoritetet deri në fund të vitit do të japin vendime për së paku 75 mijë kërkesa për azil, të cilat i kanë deponuar refugjatë nga Ballkani Perëndimor dhe se shumica e tyre do të refuzohen.
Në agjendën e Gjermanisë është zgjerimi i vendeve që konsiderohen të sigurta çka do të thotë se hiqet e drejta për azil të qytetarëve të këtyre shtete, në të cilat sigurt se do të jenë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.