Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që kishin ardhur në Kosovë për festat e fundvitit ka krijuar kolona të mëdha në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kolona të gjata janë parë edhe sot në pikë kalimin kufitar në Merdare ku tashmë bashkatdhetarët janë duke u kthyer nga Kosova, raporton Indeksonline.
Ndërkaq sipas raporteve nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot deri në orën 10:30 kolona në dalje të pikës kufitare në Merdare është 20-30 kilometra.