Donald Trump, gjatë një fjalimi në Missisipi, tha se politikat e presidentit Barack Obama dhe ato të ish-sekretares të Shtetit, Hillary Clinton, kanë ndihmuar në ‘krijimin e ISIS-it’.
“Ata e kanë krijuar ISIS-in. Hillary Clinton, bashkë me Obamën e kanë krijuar ISIS-in,” ka thënë Trump, raporton CNN.
Ai gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar edhe protestat jashtë ambasadës saudite në Teheran, e cila protestë shpërtheu pasi Arabia Saudite ekzekutoi 47 njerëz, duke përfshirë edhe klerikun disident shitte.
“Në Teheran, ata janë duke djegur ambasadën saudite. A e shikoni?” i është drejtuar ai turmës gjatë fjalimit të tij. “ Tani Irani kërkon që të marrë nën kontroll Arabinë Saudite. Ata gjithmonë e kanë kërkuar një gjë të tillë. Ata e duan naftën, gjithmonë e kanë kërkuar naftën,” shtoi Trump.
Trump ka fajësuar dy demokratët, por nuk ka lënë anash as ish-presidentin George W. Bush në lidhje me trazirat në Lindjen e Mesme, veçanërisht ka përmendur vendimin e presidentit për të pushtuar Irakun në vitin 2003.