Lajmet e fundit

Izmaku: Në këtë Vit s’do të këtë zgjedhje por as tensione politike!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Xhevahire Izmaku ka vlerësuar në këtë Vit situata politike do të jetë e relaksuar edhe raportet në mes opozitës dhe pozitës do të normalizohen. Ndërsa për zgjedhjet ajo thotë se do të ndodhin veç nëse lëvizë marrëveshja ndërmjet koaliconin Qeverisës, në rrethana tjera sipas saj shancat janë zero për zgjedhje.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Deputetja Izmaku ka akuzuar opozitën për gjendjen e tensionuar të vendit duke cilësuar se ata janë fajtorët e vetëm për shkak të veprimeve ekstreme siç citon ajo.

“Fajtor për veprimet ekstreme ska kujt ti adresohem përveç opozitës, mirëpo shkakun e këtij reagimi ata nuk e prodhuan. Pra, unë e pranoj si një fakt që Qeveria nuk e realizoi si mision parimin e dialogimit dhe komunikimit në një përiudhë kur u dësht, e kur Qeveria këtë e filloi, opozita nuk e pranoi, duke dëmtuar shumë interesa nacionale për vendin”, ka thënë Izmaku

Ndërkaq, sa i takon situatës politike gjatë këti viti, Izmaku ka një mendim ndryshe nga kolegu i saj Deputet, Adem Salihaj nga LDK-ja i cili në një prononcim për Gazeta Blic të publikuar dje ka thënë se situata do të jetë në kaos edhe në ketë vit.

Lexojeni deklaratën e Adem Salihaj duke klikuar këtu: Edhe në këtë vit do të ikin nga Kosova!

“Duke u nisur nga fakti që dy çështjet e diskutuara janë në një interpretim të organeve autoritative, unë besojë që ka mundësi për tu relaksuar këto raporte opozitë pozitë! Sepse, ndryshe opozita e humb kuptimin e revoltës jashtë asaj që transmenton në opinion, krejt në fund te dyja palët janë duke bashkjetuar në një demokraci”, ka thënë Izmaku, raporton gazetablic.com

Kurse për zgjedhjet, Deputetja nga PDK vlerëson se gjasat janë minimale për të ndodhur gjatë këti viti, duke e përjashtuar vetëm një rastë kur ato do të mbaheshin, raporton gazetablic.com

“Zgjedhje do të ketë nëse partneri i koalicionit lëvizë nga marrëveshja, përndryshe mandati kushtetues duhet te realizohet në terësi”, ka thënë Xhevahire Izmaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.