Lajmet e fundit

Në kërkim të vrasësit në Shkodër, policit i djegin shtëpinë në Tiranë

Banesa dykatëshe që u shkrumbua krejtësisht nga flakët mbrëmjen e së shtunës në zonën e Don Boskos, është në pronësi të një efektivi të “RENEAS” i cili nuk ka qenë në shtëpi mbrëmjen e djeshme, pasi ndodhej në Shkodër në kërkim të autorit të vrasjes së dy vëllezërve.

Burime për “Report Tv” nga familja e tij bëjnë me dije se ende nuk e dinë nëse zjarri është vënë qëllimisht, për shkak të detyrës së kryefamiljarit, por shtojnë se, në banesë nuk ka pasur asnjë bombol gazi apo shkëndijë elektrike, që të shkaktojë zjarrin.

“Shtëpia është shkrumbuar totalisht, nusja ime ka mbetur në rrugë jemi traumatizuar, ka qenë vetëm me foshnjën në banesë dhe janë tmerruar s’dimë gjë se si ndodhi”, thotë e ëma e efektivit të “RENEAS”.

Nga ky zjarr fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëmet janë masive pavarësisht faktit se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje. Mësohet gjithashtu se, për shkak të këtij zjarri ka mbetur pa energji edhe zona përreth banesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.